Zgjedhjet për Tiranën/ Deputeti Korreshi: Duhet kandidat gjithëpërfshirës, edhe roja i PD është më lart se Manastirliu

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është i bindur që opozita duhet të zgjedhje një kandidat të përbashkët dhe gjithëpërfshirës për të garuar për zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë së Tiranës.
Në një intervistë, deputeti Korreshi u shpreh se skepticizmi që ekziston mes disa kandidatëve është normal për shkak edhe të vetë situatës, pasi janë zgjedhje të pjesshme dhe në rast fitoreje do të qëndrojë në detyrë vetëm disa muaj.
Në këtë aspekt përfshihet edhe fakti që zakonisht zgjedhjet e pjesshme i fiton gjithmonë partia që ka fituar ato të përgjithshme, e që në rastin konkret është Partia Socialiste.
Pas humbjeve ka një lloj skepticizmi të gjithë kandidatvëe sepse koha ka treguar që zgjedhjet e pjesshme ose zgjedhjet për bashki pas zgjedhjeve qëndrore i ka fituar përherë partia që ka fituar zgjedhjet. Ka dhe një mangësi tjetër që po presim Gjykatën Kushtetuese, diku nga shkurti, i bie që kandidati do jetë vetëm për 8 muaj sepse pastaj do nisë prapë fushata. Më tepër do bëjë gara se sa do jetë aty për të punuar për Tiranën”.
Kandidati i opozitës, shprehet deputeti Korreshi, duhet të jetë një figurë gjithëpërfshirëse me profil pozitiv për publikun. Sa i përket kandidates së mazhorancës, Ogerta Manastirliu, Saimir Korreshi u shpreh se votat për të i merr partia, ndërsa si figurë tha se është më pozitive edhe roja i selisë së PD.
“Unë jam për një kandidat gjithëpërfshirës. Tirana tashmë ka disa përzierje popullise, nga të gjithë trevat e Shqipërisë dhe nuk është që domosdoshmërisht duhet të jetë nga Tirana. Unë jam i binduar që duhet të jetë nga Tirana. Sot është më e nevojshme bashkimi i opozitës se sa të nxjerrë një kandidat të radhës. Është marrë shumë seriozisht që bashkohen të gjitha ato partitë që nuk bëjnë pjesë në qeveri. Do ishte më e udhës një personazh që e bën gjithëpërfshirës, i dashur nga publiku, që nuk ka një të shkuar në kurriz. Edhe roja i PD po ta vësh sot është shumë herë më lart se Manastirliu. A merr vota? I merr partia nuk i merr Manastirliu”.
Sa i përket emrave që qarkullojnë për një kandidat të opozitës, të tillë si Ermal Hasimja apo Edlira Çepani, deputeti Saimir Korreshi u shpreh se janë profile të respektuara publikisht, megjithatë duhet të pritet procesi deri në fund.
“Janë njerëz që kanë profil të mirë publik, gëzojnë respekt. Duhet parë deri në fund. Duhet të gjejmë një njeri që të gëzojë simpatinë e gjithë partive të tjera”.