Lajme

“Nuk iu besojnë më as qentë e rrugës”/ Murrizi telendis opozitën: Bëni betejë me fakte, e jo si servilë të pështirë

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas miratimit të të gjitha komisioneve parlamentare dhe pranimit nga ana e opozitës të rregullores së re të Kuvendit, e cila u miratua vetëm me votat e mazhorancës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi i është drejtuar me kritika të ashpra opozitës, duke thënë se duke e dredhur nuk iu besojnë më as qentë e rrugës dhe jo më demokratët.

Ai iu drejtua duke kërkuar që të bëjnë betejë në parlament duke folur në foltore për shqiptarët me fakte e jo si servilë të pështirë që bëjnë show para kamerave.

Myslim Murrizi:

“Sot u miratuan të gjithë komisionet Parlamentare

Pra “lufta” mbaroi dhe opozita pranoi rregulloren e ndryshuar të Kuvendit vetëm me votat e rilindjes madje paska patur “ sherr” të madh në konferencën e kryetarëve se po shkelet kjo rregullore.

Mu kujtua Kushtetuta e vitit 1998 kur PD thonte nuk e njohim Kushtetutën dhe nuk morëm pjesë në referendum e pastaj të “vritnim” dhe bënim bee për Kushtetutën.

Oooo drejtues të PD dhe ju lider imagjinar të PD dhe grupit parlamentar!!!

A do ta mbani njëherë të vetme vetëm 1 muaj atë që thoni apo mendoni se të gjithë jemi debila si soji juaj që lëpijmë çfarë vjellim???

Mjaft më me “luftë” dhe “revolucione” si shurra e pulës se me këtë sjellje politike si dredhja e belit në valle dhe duke lëpirë pa u tharë mirë çfarë keni pështyrë nuk ju besojnë më as qentë e rrugës e jo DEMOKRATËT.

Bëni betejë në Parlament duke folur në foltore për Shqiptarët me fakte e jo si servilë të pështirë që të bëni shoë para kamerave”, shkruan Murrizi.

Më tej, i kërkoi opozitës të heqin dorë nga mbrojtja për Erion Velijan se u bënë gazi i Gazit dhe të gjejnë një kandidat dinjitoz për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës dhe të mobilizohet në fushatë por pa legenë ordinerë, se me vemje nuk fitohet kurrë.

“Lëreni mbrojtjen për Erion Veliajn se u bëtë gazi i Gazit dhe nxirrni një kandidat dinjitoz për bashkinë e Tiranës dhe për të gjitha bashkitë që do shkojnë në zgjedhje e të mobilizohet çdo opozitar në fushatë por pa legena ordinerë si drejtues fushate se me vemje nuk fitohet kurrë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button