Festivali i fotografisë “Fokus Award” në këtë edicion me bashkëpunime dhe risi të reja

Spanjë – Festivali i fotografisë “Fokus Award” për edicionin e këtij viti vjen me bashkëpunim të ri. Këtë lajm e konfirmon drejtori i këtij festivali Arben Alliaj që nga Spanja ku ka marr pjesë në një aktivitet fotografie por dhe ka marr konfirmimin zyrtar të bashkëpunimit nga autoritetet përkatëse.

Dje u zhvillua ne Barcelone inaugurimi i ekspozitës fotografike “Visual Resonances from Albania”.

Në këtë ekspozitë, 35 artistë ndërkombëtarë – pjesëmarrës ndër vitet e fundit në Festivalin tonë të Fotografisë “Fokus Award” – ekspozuan veprat e tyre në sallën e Galerisë “Golfes” në Barcelonë.

Kjo nismë u bë e mundur falë bashkëpunimit me skuadrën e Shoqatës Ndërkombëtare të Festivaleve të Fotografisë (IPFA). Drejtori i saj, Pablo Giori, u shpreh se ishte i lumtur për fillimin e këtij bashkëpunimi me një festival ndërkombëtar të fotografisë, si dhe për prezantimin e Festivalit Shqiptar të Fotografisë “Fokus Award” për publikun katalanas. Ai theksoi se kjo iniciativë do të ketë rëndësi të madhe jo vetëm për festivalet ndërkombëtare të fotografisë në mbarë botën, por edhe për shumë artistë, të cilëve do t’u shërbejë si një platformë e rëndësishme ekspozimi.

Drejtori artistik i Fokus Award, Arben Alliaj, falënderoi IPFA-në në emër të 35 artistëve pjesëmarrës dhe, në shenjë mirënjohjeje, i dhuroi trofeun simbol të festivalit “Fokus Award”. Gjithashtu ai i ftoi te pranishmit te vizitojne festivalin Shqiptar te fotografise “Fokus Award” i cili do te mbahet nga datat 9-11 tetor ne Tirane dhe Fier. Ku ata mund te shijojne 10 ekspozita te ndryshme fotografie, te ndjekin biseda dhe leksione mbi fotografine por edhe mund te vizitojne Shqiperine!




