Dasma luksoze e djalit të Jozefina Topallit, Floriana Garo: Vetëm 1 mijë euro paguan për kishën, prindërit e Cindy-t janë shumë të pasur. Ata i paguan shpenzimet

Floriana Garo, e cila ishte e ftuar në dasmën e djalit të Jozefina Topallit që u mbajt në Itali, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për Top Story-n, në Top Channel, duke zbuluar më shumë detaje rreth ceremonisë, por edhe shpenzimeve.
Ajo u përfshi në një debat me analistin Arjan Curri, në lidhje me mundësitë ekonomike të familjes Marina për të mbuluar shpenzimet e dasmës.
Sipas Garos, familja e Cindy Marinës ‘ka mundësi për shumë më tepër’, gjë që u kundërshtua nga Curri, i cili u shpreh se ‘nuk kanë mundësi ekonomike për atë dasmë’.
Pjesë nga debati:
Floriana Garo: Unë kam qenë pjesë e dasmës si e ftuar, sepse njoh mirë familjen Marina, prej 10 vitesh tashmë. Di që familja Marina e ka organizuar këtë dasmë për t’i plotësuar dëshirën vajzës së tyre. Çifti ka marrë pjesë në shpenzimet e dasmës. Dasma është cilësuar luksoze, unë nuk kam parë ndonjë luks që nuk është parë në Shqipëri. Patjetër ishte diçka e veçantë. Sa i përket kishës, është bërë një donacion nën 1 mijë euro. Ceremonia e darkës ishte normale, por duket më e bukur për shkak të Romës, pamja ishte e mrekullueshme. Është diçka që dy prindër biznesmen mund ta paguajë. U zgjodh Italia, sepse familja e Cindyt ka emigruar fillimisht në Itali.
Arjan Curri: Keni bërë një emision në vitin 2016. E pashë me vëmendje këtë emision sot. Nëse dikush do ta shohë këtë emision…
Floriana Garo: Tani ti po diskuton një emision lifestyle të para 10 viteve?
Arjan Curri: Po!
Floriana Garo: Dakord, dakord! Mos u kap me detaje
Arjan Curri: Ai emision tregon sa para ka ajo familje.
Floriana Garo: Por nuk ke marrë parasysh diçka Curri. Pasuria për 10 vjet shumëfishohet, apo jo?
Arjan Curri: Po sigurisht. E futa dhe koeficientin.
Floriana Garo: Ia ke bërë llogaritë familjes?
Arjan Curri: Po, këtë punë kam unë.
Floriana Garo: Mi nxjerr pak llogaritë!
Arjan Curri: Unë them se nuk i ka (paratë).
Floriana Garo: Familja Marina ka shumë më tepër se çfarë ka shpenzuar në atë dasmë, çmimet e dasmës janë të fryra.
Arjan Curri: Nuk ka mundësi ajo familje, me atë pasuri që i keni nxjerrë ju… vetëm nëse ka shpenzuar gjysmën e pasurisë.
Floriana Garo: Ajo familje ka mundësi shumë më shumë të paguajë dasmën.