NDAHET NGA JETA AKTORJA E NJOHUR, LUAJTI SË BASHKU ME JAMES BONDIN
Pamela Salem, aktorja në serialin “Doctor Who” që luajti përkrah James Bondit, u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, ka njoftuar Produksioni i Big Finish.
Pamela Salem, ishte e njohur për rolin e saj si sekretarja e James Bondit.
Aktorja e ndjerë Salem gjithashtu njihet për rolin në filmin e vitit 1978 “The Great Train Robbery”.
E lindur në vitin 1944 në Indi, ajo ndoqi universitetin e Heidelberg në Gjermani dhe Shkollën Qendrore Mbretërore të Fjalës dhe Dramës në Londër.
Ajo u shfaq gjithashtu në serialet dramatike amerikane The West Wing, ku luajti kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar dhe serialin mjekësor ER.
Për ikjen nga kjo jetë të aktores Salem, foli edhe Karen Gledhill, e cila luajti si Allison Williams në Counter-Measures. Ajo tha se Pamela ishte aktorja më e sjellshme dhe më bujare me të cilin ka punuar ajo.
“Në vitet 80, në “Remembrance of the Daleks”, puna ishte ime e parë televizive dhe mbaj mend se ajo më mori afër vetes dhe më udhëhoqi në një përvojë të mrekullueshme, por paksa të frikshme. U bëmë mike dhe sa herë që takoheshim ishim shumë të kënaqura që shiheshim”, tha aktorja Karen./ theguardian