Mashtrimet me platformën ‘Xuex’/ Dalin në gjyq të arrestuarit në Lushnjë

Sot, në orën 08:30, në Gjykatën e Juridiksionit Fier do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj gjashtë personave të ndaluar në kuadër të një operacioni të policisë së Fierit.
Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Genci Busho, ndërsa përfaqësuese e akuzës do të jetë prokurorja Jonida Allushi. Të ndaluarit do të jenë të përfaqësuar nga avokatë mbrojtës.
ë ndaluarit janë:
Arbër Çela
-Emanuel Taullau
-Flavio Mukaj
-Marius Kodra
-Brunilda Todi
-Brunilda Ndini
Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia.
Nga hetimet dhe verifikimet në terren rezulton se në hyrje të qytetit të Lushnjës, në rrugën “Shëtitorja e Palmave”, ndodhet një bar-restorant me emrin “La Bonta”, ku në dritaren e hyrjes ishin vendosur dy postera që reklamonin platformën “Xuex”, e dyshuar si një skemë mashtruese piramidale.
Në njërin nga posterët shkruhej: “EG Group Investment XUEX – Investim një herë = Përfitime të përjetshme”,
ndërsa në tjetrin: “EG Group Investment XUEX – Projekt investimi afatgjatë, punë ekipore, sinjale tregtare, shumë shpërblime”.
Sipas hetimeve paraprake, në ambientet e këtij subjekti janë kryer investime në platformën Xuex, e cila dyshohet se operon si skemë piramidale në internet.
Policia ka ndërmarrë veprime simuluese me agjentë të infiltruar me kodet 27/11, 27/12 dhe 27/13, për të zbardhur mënyrën e funksionimit të kësaj skeme mashtruese.
Mësohet se në këtë skemë janë përfshirë qytetarë dhe familje nga Divjaka, Lushnja, Tirana, Kavaja dhe qytete të tjera të vendit.
Në përfundim të seancës, pritet që gjykata të vendosë masën e sigurisë për të gjashtë të ndaluarit, ndërsa vijon kërkimi për dy personat e tjerë të shpallur në kërkim.