Life Style

Habit këngëtari Erik Lloshi, zbulon detaje nga martesa: Gruaja më kërkoi divorc sepse…

I ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari i njohur Erik Lloshi. Ai ka folur më shumë nga karriera e tij e deri tek jeta personale, duke ndarë detaje të pathëna më parë…

Pse nuk të kemi parë ende në “Big Brother VIP” dhe a do mund të të shohim edicionin e ardhshëm aty?

“Nuk mund të them që nuk ka qenë dëshira ime, edhe ftesën e kam pasur. Po të tregoj për vjet, një histori që është e bukur, por mund të ishte dhe fatale për mua. Në momentin që mora vendimin për t’u futur në “Big Brother”, ose më saktë për të shkuar të nënshkruaja kontratën me stafin, më doli gruaja përpara dhe më tha: ‘Nëse ti futesh në “Big Brother”, bëj gati divorcin.” Është e vërtetë kjo. Tha: ‘Bëj gati divorcin, se mua nuk më pëlqejnë këto gjëra, nuk i kam qejf.’ Dhe në fund unë zgjodha familjen, patjetër. Dhe unë mendova se po bënte shaka, por e kishte me të vërtetë shumë seriozisht. Nuk e di se me çfarë mendje është këtë vit, por…

Ka disa njerëz që i përballojnë gjërat e partnerit, ka dhe që nuk i përballojnë. Romina është një lloj personi që ka zgjedhur të bëjë një jetë komplet tjetër, do një jetë larg mediave, edhe pse është një nga personat më të artikuluar që unë kam njohur ndonjëherë. Në një intervistë që kemi qenë me dikë, i ka thënë që nëse do bënte ndonjë emision në radio, do bënte goxha emër. Ka qenë vetëm dy herë pjesë e intervistave të mia dhe është betuar që nuk vjen më kurrë, sepse nuk i pëlqen vëmendja fare”./TAR

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button