Lajme

“Vikingët i kemi në anën tonë”, Rama nga Brukseli: Hera e parë në histori që zgjedhim se më kë duam të martohemi

Shqipëria shënoi një tjetër hap përpara në rrugëtimin drejt BE-së, duke hapur edhe katër grupkapituj të tjerë.

Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos mbajtën një konferencë për shtyp në Bruksel.

Kreu i qeverisë u shpreh se ‘për herë të parë në histori, vendi ynë zgjedh vetë se më kë do të martohet’.

Kam shumë mirënjohje me të cilën dua të them disa fjalë duke e nisur nga falënderimi për ju, për mbështetjen dhe që jeni siguruar të mbahet premtimi që kur japim rezultate shpërblehemi.

Sot çelëm një tjetër grupkapitull që në fakt përbëjnë 5 grupkapituj në 11 muaj dhe mesa di unë ky është një rekord. Presim me padurim të çelim grupkapitullin e fundit përpara mbylljes së këtij viti. E di që është shumë ambicioze, por është çfarë duam të bëjmë dhe me shumë shpresë do ta bëjmë sëbashku. Dhe sic e thatë, ashtu siç e theksoi edhe Marta, kjo nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e një shpërblimi njëherë e përgjithmonë, por të realizojmë çdo ditë dhe ne e dimë që ka sfida, e dimë që duhen bërë shumë përpjekje, por e dimë edhe që nuk ka asnjë rrugë tjetër. Më së fundmi kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim lirisht me kë duam të “martohemi”.

Jemi martuar me detyrim me perandori të tjera në të shkuarën, kështu që, kjo është një perandori pjesë e së cilës duam të jemi, një perandori vlerash, të drejtash, një perandori sigurie e sigurimi, ku më së fundi qytetarët tanë do të sigurohen që të drejtat e liritë e tyre nuk do t’u merren nga askush që vjen më pas.

Nuk dua që të flas më gjatë sepse jam tejet i vetëdijshëm që Danimarka ka shumë për të bërë dhe ministrja këtu ka një ditë të gjatë përpara saj e gjëra të tjera për të bërë, për të vijuar me detyrimet e presidencës daneze, por dua të them diçka për të cilën na erdhi vërtetë shumë mirë, kur pamë barometrin që përmendi Marta dhe kur kuptuam që populli danez është mes mbështetësve më të mëdhenj të anëtarësimit tonë. Që të kesh nga ana jonë vikingët është diçka që të jep mjaft siguri dhe na duhet ta përhapim këtë në mbarë Europën në mënyrë që askush të mos guxojë në një farë mënyre të na bllokojë rrugën, sepse midis nesh dhe vikingëve është një sipërmarrje e frikshme.

Megjithatë, thënë kjo, faleminderit shumë Mari, faleminderit shumë Marta!

Ashtu siç po diskutonim edhe gjatë konferencës, tashmë kemi një ministri e ministër të dedikuar për mjedisin ekskluzivisht. Më duhet ta pranoj se ky është rezultat edhe i një farë trysnie nga kanalet e BE-së për ta bërë një gjë të tillë. Sigurisht, trysni miqësore, me argumente të mira, kështu që ne kemi hyrë apo i jemi vënë plotësisht dhe dua të falënderoj gjithashtu dhe e di që do të mbështetemi tek e gjithë dija e Europës, një dije që është akumuluar duke ecur përpara me anë të shembullit”, u shpreh Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button