Vendi
Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos , në vendin e quajtur “ Portëz” në Fier. Një automjet tip”Renault” , pasi është përplasur me një mjet tip “ Golf” , ka dalë nga rruga , duke përfunduar në kanalin anësor të saj. Sipas burimeve nga vendngjarja fatmirësisht drejtuesi i automjetit ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime të rënda , ndërsa për nxjerrjen e mjetit ka shkuar për ndihmë edhe një mjet zjarrfikës. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dëme të konsiderueshme materiale.