Vendi

Politikani famoz Pilinçi paralajmëron arrestime: Shtatori do të jetë i nxehtë, me temperatura të papara

Politikani famoz Pëllumb Pilinçi, i cili ka sfiduar dhe kryeministrin Edi Rama duke thënë se do ta rrëzojë qeverinë e tij, ka paralajmëruar arrestime.

Pilinçi është shprehur se shtatori do të jetë i nxehtë dhe do të ketë arrestime si nga PS-ja dhe PD-ja.

Po ashtu, sipas politikanit famoz do të arrestohen edhe gazetarë.

“Ju i shihni në fytyrë 4 veta, të 4-t janë në SPAK për t’u arrestuar. Do ta shihni më vonë foton e Edi Ramës që është dënuar në Amerikë.

Të katërt që shihni këtu janë për t’u arrestuar. Do t’i nxjerr dosjet. Dosjet e tyre janë të përfunduara për arrestime. Nuk ka qeveri, por ka vetëm arrestime. Shtatori është i nxehtë, shumë i nxehtë.

Kalon temperatura e paparë në historinë e Shqipërisë, do të arrestohen të gjithë të PD-së dhe të PS-së. Do të arrestohen gazetarë. Të gjitha arrestimet do të përfundojnë”, tha Pilinçi./ CNA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button