Vendi
Zjarr në lagjen “Dudas” në qytetin e Shkodrës, digjet një banesë.

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në një banesë në lagjen “Dudas” mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku si pasojë banesa është djegur e gjithë.
Tre mjete zjarrfikëse kanë ardhur në ndihmë dhe punuan për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka rrethuar zonën.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.