Bota
Avioni del nga pista – Piloti e kishte tepruar me alkool, një tjetër me kanabis

Një pilot dhe bashkëpiloti i tij u arrestuan pasi rezultuan pozitivë në testet për alkool, pasi avioni që po drejtonin doli nga pista gjatë uljes në Nigeri.
Byroja Nigeriane e Hetimit të Sigurisë e ekzaminoi çiftin e drejtuesve të mjetit fluturues pas aksidentit në Aeroportin Ndërkombëtar të Port Harcourt. Përveç kësaj, një anëtar i ekuipazhit rezultoi pozitiv për kanabis.
Të 103 personat në bord të Boeing 737 në kohën e incidentit mbetën të padëmtuar.
Air Peace, kompania që operoi fluturimin, tha se piloti 64-vjeçar është shkarkuar nga puna për mosrespektim të rregullave të sigurisë.