Lajme

“Luajti teatër”/ Foni Ilia komenton reagimin viral të Ogerta Manastirliut: E dinte mirë postin…

“Duket sikur ka njëfarë pikëllimi, një keqardhje, sikur po ndodh diçka e trishtë”

ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Ksenofon Ilia, drejtues i Institucionit të Gjuhës së Trupit, psikolog klinik, këshillues familjar. Ai ka folur më shumë mbi gjuhën e trupit të anëtarëve të Asamblesë së PS, ku kryeministri Rama njoftoi kabinetin e ri qeveritar.

Pjesë nga biseda:

Shumë virale u bë reagimi i Ogerta Manastirliut. Si e komenton këtë?

Nuk janë emocione negative. Kur një njeri është në një stad të caktuar të emocioneve të tij, nuk është shumë entuziast, por është serioz, ose përpiqet të bëjë seriozin ose të pikëlluarin, merr këtë pamje. Lëshohen muskujt e fytyrës. Ne kemi rreth 250 mijë shprehje që bëjmë me fytyrën tonë, me muskujt e fytyrës sonë. Duken si shumë, por ja që i kanë matur. Duket sikur ka njëfarë pikëllimi, një keqardhje, sikur po ndodh diçka e trishtë. Por kjo ndërrohet menjëherë sapo ajo merr ministrinë tjetër dhe mirë bën. Unë do ta quaja lojë se sa do ta quaja këtë keqardhje ose emocione negative. Jam i sigurt që është brenda lojës. Unë nuk e heq këtë nga mendja që ajo ka qenë e mirëinformuar që do të ndodhte kjo. Ajo ka luajtur teatër aty. /TAR/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button