Bota

TRAGJIKE në Itali/ Me shpejtësi për t’i shpëtuar policisë, 18-vjeçari shqiptar vdes pas aksidentit me “Audi”-n e vjedhur

Shoku i tij ndodhet në spital, në gjendje të rëndë

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, teksa shoku i tij ka mbetur i plagosur, pasi u përfshinë në një aksident.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Bolonja, ku dy të rinjtë po lëviznin në qytet me një makinë tip “Audi” të vjedhur. Sapo kanë pikasur policinë, ata kanë rritur shpejtësinë në tentativë për t’u larguar. Por kjo rezultoi fatale, pasi 18-vjeçari që drejtonte makinën humbi kontrollin, duke u përplasur me një shtyllë përpara se të përplasej me disa makina të parkuara.

Përplasja ishte aq e rëndë sa mjeti u shkatërrua, ndërsa shqiptari humbi menjëherë jetën. Shoku i tij ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button