Life Style

Julia Roberts zbulon rregullat e rrepta me të cilat ka rritur fëmijët e saj

Julia Roberts ka folur hapur për mënyrën se si ajo dhe bashkëshorti i saj, Daniel Moder, i kanë rritur tre fëmijët e tyre – binjakët Hazel dhe Phinnaeus dhe djalin Henry – duke zbatuar rregulla të qarta dhe të pandryshueshme.

Në një intervistë për 72 Magazine, aktorja e famshme 57-vjeçare u shpreh se fëmijët e tyre kanë qenë ndër më të fundit në grupet e tyre shoqërore që kanë marrë telefona dhe pajisje teknologjike. 

Kur ishin më të vegjël, padyshim që unë dhe Danny konsideroheshim prindër më të rreptë. Nuk është se vendosnim ligje të forta, por kishim rregulla që nuk ndryshonin. Këtu janë kufijtë dhe ata nuk lëvizin”, tha ajo.

Roberts shtoi se kjo mënyrë prindërimi krijon stabilitet dhe ndjenjën e sigurisë tek fëmijët: “Ata e dinë se ekziston një botë e qëndrueshme dashurie dhe mbrojtjeje që nuk kushtëzohet”.

Ajo dhe Moder janë përpjekur gjithmonë të mbajnë jetën e fëmijëve të tyre sa më private, larg syrit të medias.

Në vitin 2013, aktorja tregoi për USA Today se synimi i tyre ishte t’i mbronin fëmijët dhe të kishin një jetë familjare pa ndërhyrje të jashtme.

Në vitet e fundit, Roberts ka folur disa herë për qasjen e saj kundër varësisë nga teknologjia. 

Në një intervistë për Today në vitin 2023, ajo tha se në shtëpi kishin vendosur një stacion karikimi për telefonat, nuk lejonin përdorimin e tyre në tryezë dhe inkurajonin bisedat e drejtpërdrejta në familje. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button