Xhani Demika e thotë troç: Çifti më fals i showbizzit Loredana dhe Jozi

Vajzat e ‘She’s on top’ janë tanimë vajzat e ‘She’s on air’. Kjo pasi kanë një hapësirë radiofonike por edhe televizive në Top Radio, ku ftojnë personazhe të showbizzit hera herës.
I ftuar në pjesën e dytë të emisionit ka qenë menaxheri Xhani Demika i cili, ndër të tjera ka folur edhe për çiftet e ekranit. Madje nuk ka nguruar të përmendë emra kur është pyetur se cili nga çiftet i është dukur më fals.
Pjesë nga intervista:
Nëse do të jepej një çmim për disa kategori dhe do të duhej që të thuash një emër për “lidhjen më të komentuar” mes Xhensilës dhe Ledrit, Egli me Gjestin, Loredana me Don Xhonin, Sara Hoxha me Erik Fullanin, kush mendon se e fiton?
Kam përshtypjen Egli dhe Gjesti, sepse kanë qenë më të komentuarit dhe më të zhurmshmit dhe sa kanë dalë nga një ‘reality show’.
Po për “ndarjen më dramatike”?
Ndarja më dramatike besoj ka qenë Ledri me Sarën. Sepse është një familje, unë uroj dhe shpresoj që ata t’i shoh sa më mirë bashkë dhe lart e më lart.
Po cili prej çifteve të showbiz-it të duket më fals?
Pjesa më e madhe ose kanë përfunduar, janë ndarë, ose janë lidhur me tjetrin dhe nuk ka më ‘fake’. Të thuash më ‘fake’? Po nga showbiz-i më ‘fake’ që mua m’u duk për shembull, është Loredana me Jozin.