Vendi

Berisha: Gazment Bardhi kryetar i grupit parlamentar, Këlliçi dhe Alizoti nënkryetarë. Nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zyrtarizuar sot në mbledhjen e grupit parlamentar emrat e drejtuesve të rinj të strukturës parlamentare të opozitës.

Me një mesazh të qartë për ringritje dhe konsolidim, Berisha propozoi Gazment Bardhin si kryetar të grupit, ndërsa Belind Këlliçin dhe Tomorr Alizotin si nënkryetarë.

Agron Gjekmarkaj do të mbajë postin e nënkryetarit të Kuvendit, ndërsa Elda Hoti dhe Ledina Aliolli do të vijojnë si sekretare dhe zëdhënëse të grupit. Me këtë strukturë të re, Berisha theksoi nevojën për organizim efikas dhe përfaqësim të denjë në betejën parlamentare kundër regjimit të Edi Ramës.

Pjesë nga deklarata:

Të nderuar deputete dhe deputetë. 
Ne sot konstituojmë kryesinë e grupit parlamentar.
Në konstituimin e kryesisë së grupit parlamentar, është menduar dhe në tërësi është kërkuar që të mos ketë dublikime funksionesh dhe të këtij parimi duhet të mbahemi sepse është i drejtë. 
Ndaj dhe mendoj se kryetar i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.
Gazment Bardhi, në kushte jo të lehta, por jam i bindur se e përfaqësoi dhe udhëhoqi grupin me një vendosmëri të madhe, në kushte të vështira. 
Kam bindjen se ky grup me mbështetjen që do i bëjë Gazment Bardhit, do të njohë një perfomancë të re gjatë kohërave që vijnë.
Për nënkryetarë të grupit parlamentar, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti, dy të rinj me formimin e tyre politik, me kontributet e tyre.
Sekretare Elda Hoti, detyrë që e ka kryer me përgjegjësi të madhe edhe si deputete edhe si sekretare dhe zëdhënëse, Ledina Aliolli.
Sot, thashë të konsituojmë grupin. Nesër ose pasnesër, do të miratojmë bashkë përfaqësuesit tanë në komisionet parlamentare. 
Nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj. 
Atëherë, t’i urojmë suksese kryesisë së re të grupit parlamentar. Kryesia nuk do kenë funksione në Komisione dhe ne do bëjmë së bashku, do të caktojmë përfaqësuesit tanë në komisione. 
Faleminderit!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button