Bota

Nga 2026, bileta avioni sipas peshës: Linjat ajrore nisin tarifimin e pasagjerëve me bazë kilogramin

Nëse peshon shumë paguan më tepër duke nisur nga 27 janari 2026 disa linja ajrore ndërkombëtare do të aplikojnë rregulla të reja ku ata që nuk bien nën një kufi të caktuar peshe do të paguajnë taksa shtesë duke e bërë biletën e tyre të fluturimit deri në dyfish më të shtrenjtë. Në vitet e fundit çështja e kostove të vërteta të udhëtimit ajror është bërë gjithnjë e më qendrore dhe nuk lidhet më vetëm me tarifat e bagazheve apo shërbimet ekstra por me mënyrën se si kompanitë po ripërcaktojnë vetë konceptin e vendit në bord.

Ky ndryshim po shihet si një transformim i madh që rrezikon të ndryshojë kriteret e të drejtës së fluturimit duke vendosur kufij peshe matje të standardizuara dhe kontrolle gjithnjë e më të rrepta duke reduktuar kështu pasagjerin në një seri parametrash që përcaktojnë koston e vendit që ai zë në avion

Kjo nismë ka ngritur debat sepse shumë e shohin si një formë të re diskriminimi Kush do të vendosë ekuilibrin midis fitimeve të kompanive dhe të drejtave të udhëtarëve. Ndryshimet nuk janë më thjesht hipotetike pasi disa linja ajrore kanë filluar t’i fusin këto rregulla në praktikë duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të pasagjerëve dhe duke sfiduar idenë tradicionale se industria e aviacionit është gjithëpërfshirëse me tarifa uniforme.

Në krye të këtij transformimi është Southwest Airlines gjiganti amerikan me kosto të ulët i cili sipas TgCom 24 do të nisë zbatimin e rregullave të reja që nga 27 janari 2026.

Pasagjerët që deri më sot mund të kërkonin një vend të dytë ose të merrnin rimbursim nëse fluturimi nuk ishte i plotë tani do të duhet të bëjnë blerjen paraprakisht sipas kritereve të reja më të rrepta pa garanci për rimbursim përveç rasteve shumë specifike. Kjo masë pritet të ketë ndikim të madh sidomos në shoqëritë ku mbi 70 për qind e të rriturve klasifikohen si mbipeshë ose obezë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button