Berisha: McGonigal ka takuar Ramën dy herë në Shqipëri dhe një herë në Nju Jork

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit të Drejtësisë në SHBA, duke theksuar se ky dokument përmban dy zbulime thelbësore.
Në një deklaratë për median, Berisha tha se raporti e përshkruan Charles McGonigal-in si një “agjent të paregjistruar”. Ai tha se McGonigal është takuar me Edi Ramën jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Nju Jork, ndërkohë që i cilësoi marrëdhëniet mes tyre si një “miqësi e kthyer në bashkëpunim kriminal”.
Raporti i inspektorit të Përgjithshëm kishte dy tipare shumë të rëndësishme që duhen mbajtur parasysh.Së pari, zbulonte me terma konkrete aktivitetin e McGonigal si një agjent i paregjistruar kinez me Dorian Duçkën. Se për rus, dihej ai. Së dyti, zbulonte një dimension të papërmendur për dy shtetas izraelitë dhe një izraelito-afrikan, senegalez apo se nga ishte, të cilët sot janë enturazhi i Edi Ramës, me shumë-shumë gjasa. Inspektori i përgjithshëm fakton se McGonigal është takuar në Shqipëri dy herë dhe në Nju Jork një herë me Edi Ramën, për të cilin miqësia me McGonigal ishte publikisht një krenari.” – u shpreh, mes të tjerash, Berisha.