Vendi

Zbardhet një nga identikitet e qeverisë së re, fuqizohet Gonxhe dhe dobësohet Balluku

Në krye të transporteve shkon Blendi Gonxhe, i cili do të jetë njëkohësisht edhe zëvendësi I parë I Edi Ramës. Ministër i Arsimit mësohet se do të shkojë Edvin Demo

Megjithëse kryeministri shqiptar u tregua i rezervuar në intervistën e tij për Blendi Fevziun, përsa i përket emrave që do zënë karriget ministrore burime pranë tij kanë nxjerrrë një listë me emra. Nëse për  Belinda Ballukun nuk pritet fletë arresti nga SPAK,  pritet të emërohet në krye të dikasterit të Mbrojtjes ku zëvendëson Pirro Vengun, në të kundërt në këtë ministri shkon Iglli Hasani.

Në krye të transporteve shkon Blendi Gonxhe, i cili do të jetë njëkohësisht edhe zëvendësi I parë I Edi Ramës. Ministër i Arsimit mësohet  se do të shkojë Edvin Demo i cili do i zërë vendin Manastirlliut, e cila pritet të shkojë në krye të teknologjisë dhe informacionit ku do të jetë brenda dhe Ministria e Ekonomisë.

Ministër i shëndetësisë shkon deputeti Vasil Llaho, i cili do të zëvendësojë Albana Koçiun. Llaho është një personalitet në fushën e shëndetësisë dhe një nga biznesmenët më të suksesshëm në fushën e laboratorëve. Ministre Kulture shkon Besiana Kadare e cila do të shkojë pas ndarje së ekonmoisë me kluturën. Ministri i Brendshëm ndahet ndërmjet Blendi Çucit dhe Romina Kuko.

Blendi Klosi kalon te ministria e Turizmit e cila do marrë disa sektorë të fuqishëm, përveç mjedisit licencat dhe Pushtetin Lokal. Ministria e Drejtësisë pritet të ketë një surprizë me Etilda Gjonaj. Financa ka një dualitet midis Ervin Metes dhe Delina Ibrahimit. Ministria e Bujqësisë diskutohet për disa emra si Anila Denaj, Blendi Çuçi dhe Arjan Jaupllari. Në krye të diplomacisë Edi Rama pritet të emërojë një personalitet të njohur të cilës i ka propozuar postin e ministres së jashme dhe zëvendëskryeministres, e cila mund të jetë Lea Ypi.

Të gjithë këta emra janë diskutuar nga një grup deputetësh pranë Ramës, të cilët kanë bërë një skelet të qeverisë në bazë të pëlqyeshmërisë së kryeministrit për figurat qe janë brenda mazhorancës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button