Turqi: Një jaht superluksoz u fundos menjëherë pasi doli në ujë

Një jaht luksoz me vlerë 40 milionë lira turke u fundos vetëm 15 minuta pasi u nis në portin e Zonguldakut në Turqi .
Sipas raportimeve turke, pronari dhe anëtarët e ekuipazhit të jahtit në bord arritën të shpëtonin, ndërsa notuan drejt bregut pa asnjë lëndim.
Videoja e regjistruar me telefona celularë tregon momentin kur varka fillon të anohet në mënyrë të rrezikshme dhe brenda pak minutash fundoset.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë gabim gjatë ndërtimit ose lëshimit në det. Incidenti nxjerr në pah çështjen e sigurisë dhe cilësisë së ndërtimit të jahteve luksoze, në një kohë kur Turqia po investon ndjeshëm në industrinë e saj të brendshme të ndërtimit të anijeve.
Incidenti u bë shpejt viral në mediat sociale, me përdoruesit që komentuan se si një investim me vlerë miliona dollarë shkoi papritmas në fund të detit.