Life Style

“Jetë luksoze në rrjetet sociale dhe ankohen se nuk u del rroga”, Ledjona Xheladinaj humbet ndjekës pas statusit të mllefosur

Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother, Ledjona Xheladinaj ka bërë një story në Instagramin e saj ku rrëfen për paradoksin që ka mes rrjeteve sociale dhe jetës reale. Sipas saj, njerëzit hiqen sikur bëjnë një jetë shumë luksoze në rrjetet sociale, kur në fakt ankohen se nuk e shtyjnë dot muajin me rrogat që kanë:

“Më është neveritur çdo rrjet social. Vetëm fasada, shfaqje luksi e mashtrimeee!!! Të njëjtët që e shesin jetën si përrallë online, në realitet ankohen se nuk u del rroga deri në fund të muajit. Boll me këtë gënjeshtër kolektive aman…

P.S.: Mos lini asnjë reply ose reacted se jam me nervaaa”, përfundon postimi.

“Jetë luksoze në rrjetet sociale dhe ankohen se nuk u del

Por, po të kthehemi pak pas në kohë, do të kujtojmë se Ledjona hyri në Big pikërisht se nuk ia dilte dot me rrogën dhe kishte edhe një vajzë për të rritur, duke qenë një ‘mama single’. Nga ana tjetër, në instagramin e saj reklamohet jo pak luksi.

Ky reagim i saj, ka marrë edhe feedback negativ nga ndjekësit, të cilët janë rralluar. Kështu Ledjona shkruan: Më paskan bërë Unfollow pas statusit. Hej Siri, si i thonë në shqip ‘Nuk na plas hiç’?!

“Jetë luksoze në rrjetet sociale dhe ankohen se nuk u del

Gjithsesi, Ledjonës do i duhet t’i ‘ridashurojë’ rrjetet sociale për dy arsye: E para, la televizionin për kanalin e saj të Youtube-t, sepse nuk ia dilte dot me rrogë. E dyta, sepse në Instagram bën shumë reklama dhe po, reklamon edhe jetë luksi…/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button