Lajme
Zbulohet foto e viktimës në Shkodër

Ky që shihni në foton e mëposhtme, është 61-vjeçari Piro Prroni, i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, Ndoc Maçaj, i cili pas ngjarjes është larguar dhe tashmë është shpallur në kërkim
Sipas burimeve paraprake, viktima dhe autori i dyshuar ishin kushërinj mes tyre dhe ngjarja dyshohet se erdhi si pasojë e një konflikti të hershëm
Forca të shumta policie janë nisur nga Shkodra drejt zonës së thellë malore të Shalës për të bërë të mundur kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave