Bota

Aeroplan mbajtësja Ruse “Admiral Kuznetsov” drejt demontimit

“Ministria e Mbrojtjes së Rusisë po shqyrton mundësinë të mos vazhdojë restaurimin e aeroplanmbajtëses së rëndë “Admiral Kuznetsov”, anija flamurtare e flotës ruse. Punimet për riparimin dhe modernizimin e saj aktualisht janë të pezulluara dhe për këtë Komanda e Përgjithshme e Marinës dhe Korporata Shtetërore e Ndërtimit të Anijeve duhet të marrin një vendim përfundimtar për fatin e saj, ta rikonstruktojnë apo ta demontojnë, ta nxjerrin nga armatimi i flotës luftarake.”

Fillimisht gjykoj se janë e nevojshme pak për lexuesin, çfarë përfaqëson dhe rolin që luan në operacionet ushtarake anija flamurtaree flotës detare ruse, aeroplanmbatësja “Admiral Kuznetsov”.

“Адмира́л фло́та Сове́тского Сою́за Кузнецо́в”, matrikullimi rus i anijes për të cilën po shkruajmë, është kryqëzor i rëndë aeroplanmbajtës, nuk është“aircraft carrier”/aeroplanmbajtëse klasikepor mban në bord avionë luftarakë për mbështetje ajrore dhe ka aftësi sulmuese me raketa.

Anija filloi të ndërtohej në1 shtator 1982, në Mykolaiv, Ukrainë në atë kohë pjesë e BRSS, u lëshua nëujë në5 dhjetor 1985, hyri nëshërbim provizor më25 dhjetor 1990 dhe u rreshtua zyrtarisht në Flotën Veriore të Rusisë më20 janar 1991.

Anija ka tonazhin e plotë rreth 58600-67000 tonë, kjo në varësi të ngarkesës, ka gjatësi305 metra, shpejtësia maksimalearrin rreth 29 nyje (54 km/orë), rrezja e veprimit 13500 km me shpejtësi ekonomike, shtytja a nijes në det me anë tëturbinave me avulljo bërthamore, kjonëdallim nga aeroplanmbajtëset amerikane.

Lidhur me kapacitetin ajror,anija mban në bord rreth 30-40 avionë dhe helikopterë, përfshirë; Sukhoi Su-33, MiG-29K/KUB, Helikopterë Ka-27, Ka-31 për ndjekjen e nëndetëseve dhe paralajmërimin e hershëm.Përveç mjeteve fluturuse anija ka në armatim gjithashtu,2 raketa kundër anijeve P-700 Granit, sisteme të mbrojtjes ajrore, armë për mbrojtjen e afërt, Torpedo dhe sisteme kundër nëndetëseve.

“Admiral Kuznetsov”është emërtimi i saj i fundit, ndërkohë që më parëështë quajtur “Leonid Brezhnev” dhe “Tbilisi”

“Admiral Kuznetsov” është anija e pestë e “Projektit 1143” e konceptuar si një kryqëzor i rëndë me kapacitet për transportin e avionëve. Një element kryesor në projektim ishte përfshirja e raketave P-700 Granit, fakt qëmundësoi klasifikimin e saj si “kryqëzor i rëndë transportues avionësh”. Kjo ishte një lëvizje strategjike për të anashkaluar Kushtetutën e Montreux, më saktë

Konventen e Montreux për statusin e Detit të Zi e cila është një marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar në vitin 1936 që rregullon lundrimin dhe kontrollin e kalimit të anijeve ushtarake në ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve, që lidhin Detin Mesdhe me Detin e Zi.

Vetëm kështu “Kuznetsovi” mund të lundronte edhe jashtë Detit të Zi duke patur një bazë ankorimi në Sevastopol si dhe të merrte pjesënë operacione luftarake siç ishin ato në Siri në vitet 2016–2017 duke kryer mbi 400 misione ajrore.

Për tu kthyer tek çështja kryesore, në vitin 2017 filloi një projekt modernezimi i cili nuk ka përfunduar ende për efekt të problemeve teknike dhe financiare, pra anija akoma nëvitin 2025 nuk është rikthyer në shërbim aktiv.Rikonstruksioni dhe rikthimi në armatim i anijes i ka ndarëekspertëtdhe analistët ushtarakënë dy grupe kryesore. Admirali në pension Sergei Avakyants, ish komandant i Flotës së Paqësorit,ështëpro çaktivizimit të saj. Admirali komenton se marina ruse nuk ka më nevojë për aeroplanmbajtësenë formën e tyre klasike, duke i quajtur “relike të së kaluarës, struktura të mëdha dhe të kushtueshme që mund të shkatërrohen për disa minuta nga armët moderne.”Sipas admiralit e ardhmja ipërketaeroplanmbajtëseve me sisteme robotike dhe avionë pa pilot, pra në këto kushte e vetmja zgjidhje për “Kuznetsov” është çmontimi dhe nxjerrja nga nga armatimi luftarak i flotës.

Ekspertë të tjerë ushtarakëjanë për mbajtjen e saj si dhe vazhdimin e ndërtimit tëmodeleve të reja.

Kundëradmirali në pension Mikhail Chekmasovthekson se dokumentet e planifikimit strategjik të Rusisë parashikojnë të paktën një aeroplanmbajtëse për secilën nga Flotat e Veriut dhe të Paqësorit.

Kapiteni i Rangut të Parë, Vasily Dandykin dhe Ilya Kramnik nga Qendra për Studimin e Planifikimit Strategjik, bien dakord gjithashtu për nevojën e aeroplanmbajtësve për mbulim ajror në misionet me rreze të largëta, pasi një flotë moderne nuk mund të funksionojë pa mbështetje ajrore përtej rrezes së aviacionit bregdetar, pavarësisht zhvillimit të sistemeve pa pilot në sipërfaqe apo nëndetëseve.“Kur anijet nisen për mijëra kilometra në det të hapur, është shumë e vështirë, madje e pamundur të marrësh mbështetje nga bregu. Flotës i nevojitet në këto misione një aeroportdhe këtë rol u luan një aeroplanmbajtese” shpjegon Kramnik.

“Admiral Kuznetsov” ka aktualisht probleme të shumta që e bëjnë shumë të vështirë rikonstruksionin pasi anija konsiderohet e vjetëruar nga pikëpamja e projektimit. E lëshuar në ujë në vitin 1985, ka një dizajn të vjetër dhe një sistem shtytës që është treguar i pasigurt gjatë kryerjes së operacioneve.

Gjithashtu, procesi i modernizimit i nisur në vitin 2017 është shoqëruar nga incidente të rënda, në tetor 2018doku më i madh lundrues i Rusisë, PD-50, u fundos, duke dëmtuar aeroplanmbajtësen për shkak të rënies së një vinçi. Në dhjetor 2019, një zjarr i madh gjatë punimeve të saldimit shkaktoi dy të vdekur dhe 14 të plagosur.Në fund të vitit 2022 u raportua një tjetër zjarr, këtë herë pa viktima dhe në korrik të vitit të kaluar FSB-ja parandaloi një sulm terrorist të planifikuar kundër anijes nga një agjent ukrainas.

Cilat janë alternativat?

Sipas Ilya Kramnik, duke marrë parasysh vitet e shërbimit dhe problemet e “Kuznetsov”, Rusia duhet të përqendrohet në ndërtimin e një aeroplanmbajtëseje të re e cila mund të jetë më e vogël se “Kuznetsov”.Kjo anije duhet të ketë paisje shtytëse moderne, me turbina gazi ose bërthamore, pajisje me teknologji të avancuar radiokomunikimi, sisteme shumë efektive tëmbrojtjes kundër raketave dhe mjeteve pa pilot, avionë më të vegjël se Su-33 aktual apo edhe më të lehtë se Su-57, siç mund të jenë avionet Su-75 “Checkmate” të përshtatur për marinën apo edhe J-35 të prodhimit kinez. Sipas Izvestia, fati përfundimtar i “Kuznetsov” duket i qartë, aeroplanmbajtësja sovjetike ka shumë mundësi tëdemontohet. Edhe pas bisedimeve të kryera, duket se as India dhe Kina nuk kanë treguar interes për blerjen e saj, sidomos kjo e fundite cila është e fokusuar në ndërtimin e aeroplanmbajtëseve të reja dhe moderne dhe në zhvillimin e një aviacioni detar të fuqishëm. Megjithëse është hedhur ideja për ta kthyer në një muze lundrues, ka anije të tjera historike ruse që kërkojnë restaurim më urgjent. Emri “Admiral Kuznetsov” mund të transferohet në një njësi të re detare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button