Life Style

Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të enjteje. Temperaturat shkojnë deri në …

Masat e nxehta afrikane do të jenë prezent në vendin tonë duke sjellë në orët e para të mëngjesit dhe mesditës kryesisht temperatura deri në 7 gradë më të larta se vlera mesatare mujore e Gushtit.

Parashikohet që pjesa e parë e ditës të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin Shqiptar.

Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet të sjellin kalime të lehta të vranësirave në shtrirjen Lindore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C temperatura më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button