Bota
SpaceX ka nis me sukses raketën e saj më të madhe ndonjëherë, pas një viti me aksidente

Raketa kryesore e Elon Musk, e cila është caktuar për misione të ardhshme në hënë dhe Mars, u nis menjëherë pas orës 6:30 të pasdites sipas orës lokale të martën, përcjell Telegrafi.
Ajo u nis në orbitë dhe vendosi tetë satelitë artificialë përpara se të binte, sipas planit, në Oqeanin Indian.
Tre minuta pas fillimit të fluturimit dhe dhjetëra milje mbi tokë, gjysma e sipërme e raketës u nda sipas planit nga raketa e saj Super Heavy.