Life Style

Nga joshja te zhgënjimi, gabimet që sabotojnë flirtin

Flirti është mënyra më e zakonshme për t’u afruar me dikë dhe për të kërkuar një partner romantik.

Ai mund të ndodhë ballë për ballë ose online, por gjithmonë ka një pyetje kryesore: A do të funksionojë? Kur përpjekja dështon, shpesh lind pyetja: Çfarë shkoi keq?

Shkenca ka tentuar të hedhë dritë mbi këtë “zonë të errët” të flirtit, duke kryer një sërë studimesh. Prej këtyre të fundit, rezultuan një sërë arsyesh pse mund të shkatërrohet flirti, të ndara në katër kategori kryesore:

Sjellja: fjalor vulgar, mungesë edukate, ironi, ndërhyrje e tepërt pa leje, përpjekje manipuluese

Komunikimi dhe personaliteti: mungesë inteligjence, biseda e mërzitshme, mungesë humori, narcisizëm ose vetëbesim i ulët.

–Pamja dhe higjiena: veshje jo e duhur, përpjekje e tepërt për t’u dukur “cool”, higjienë e dobët.

-Vese të tilla si: konsum i tepruar i alkoolit/duhanit/ushqimit apo varësia nga telefoni…

Në krye të listës së sjelljeve të padëshiruara, rezultuan tentativa për manipulim dhe mungesa e vëmendjes, ndërsa te pamja, afërsia e tepërt dhe higjiena e dobët.

Këto studime ofrojnë një hartë të sjelljeve që “vrasin” flirtin. Shumë prej tyre mund të korrigjohen me përpjekje personale ose ndihmë profesionale, ose mund të ndodhë që një flirt i pasuksesshëm të shndërrohet në miqësi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button