Lajme

Dervishi: Muaji Gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në Qarkun e Fierit,/ apeli i tij për drejtuesit automjeteve.

Fluksi shumë i shtuar i mjeteve për këtë sezon veror, shpejtësia, parakalimi i gabuar i mjeteve, mos ecja mirë në karexhata kanë qënë disa nga shkaqet kryesore që për këtë muaj gusht si qark të kemi 16 aksidente 3 me pasoje vdekje 9 te plagosur lehtë, ka pohuar kreu i qarkullimit rrugor në drejtorinë vendore të policisë Fier Altin Dervishi. I cili ka pohuar dhe shkaqet kryesore të këtyre aksidenteve.

Dervishi ka pohuar se ngarkesa më e shtuar ne sezon veror është ai nga Çerma deri në Mifol dhe aksi Levan Tepelenë pasi këtu kalojnë mjetet në drejtim të Sarandës dhe shtetit fqinjë Greqi dhe anasjelltas. Janë evidentuar shkeljet dhe janë aplikuar gjobat, ka pohuar Dervishi.

I pyetur për rastet e drejtimit të mjeteve nga adoleshentët kreu i qarkullimit rrugor Dervishaj ka pohuar se në muajin gusht ka pasur 3 raste, por në çdo shkelje janë marë masa me gjobë e heqje e lejes së drejtimit deri në një vit si parashikon ligji.

Apeli i Dervishit nuk shkonte vetem per drejtuesit e mjeteve qe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor por edhe për kalimtarët që të kalojnë në vijat e bardha dhe për blegtorët që kalojnë me bagëti nga njëra anë e rrugës në tjetrën

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button