Life Style

A e dinit se 26 gushti është Dita Ndërkombëtare e Qenve?

26 gushti është Dita Ndërkombëtare e Qenve, e cila u krijua nga Fondacioni Kombëtar i Ditës së Qenve, në një mision për të promovuar adoptimin e tyre, shpëtimin nga rruga dhe mbështetjen e strehave të kafshëve.

Që nga viti 2004, fondacioni ka shpëtuar jetët e më shumë se 100.000 qenve dhe sot, duke e kthyer këtë ditë në një festë në mbarë botën.

Përveç dashurisë dhe shoqërisë që ata japin, mbrojnë shtëpitë tona, trajnohen për të ndihmuar të verbërit, veprojnë në kohë lufte dhe ndihmojnë në misionet e kërkim-shpëtimit.

Disa fakte interesante në Ditën Ndërkombëtare të Qenve:

Raca e qenve “french poodles” nuk e ka origjinën prej Francës, por në Gjermani.

Raca më e përhapur në Kanada, SHBA dhe Britani të Madhe është “labrador retriever”.

Shenja e hundës së qenve është po aq dalluese për një qen sa dhe shenjat e gishtërinjve për njeriun. Nuk ka dy lloje të njëjta dhe mund të shërbejnë për t’i identifikuar ata.

Emrat më të përdorur për qentë meshkuj janë Max dhe Buddy. Ndërsa për femrat janë Bella dhe Molly.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button