Kosova i jep fund krizës – Hyri i pari në Kuvend, Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit

I propozuari dy ditë më parë për kryetar të Kuvendit Dimal Basha arriti i pari në vazhdimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës.
Basha është propozuar sërish në vazhdimin e sotëm të seancës së sotme, por kandidatura e tij e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje mori votëbesimin e 73 deputetëve në sallë, një votim ky që i hap rrugë ngritjes së institucioneve në vend që kishin mbetur të ngrira që prej 8 shkurtit.
VOTIMI I DIMAL BASHES
73 Vota pro
30 Vota kundër
3 Abstenim
115 deputetë të pranishëm
KRIZA INSTITUCIONALE
Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë ku përcaktohet që legjislativi i ri duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat ky që përfundon më 18 shtator.
Gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare vendi është pa institucione të reja, të dala nga zgjedhjet e 8 shkurtit.
Procesi i konstitutimit të Kuvendit të Kosovës ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
E lidhur me ngërçin politik që po zgjat tash e disa muaj ka shkruar Albert Krasniqi nga Demokracia Plus.
Ditë më parë, Krasniqi në një postim në Facebook shkruante se pasi askush nuk ka arritur të krijojë një shumicë parlamentare edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve, mandatet duhet t’i kthehen popullit.
Por, sipas tij, para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja, partitë politike duhet të bien dakord mbi disa çështje themelore që do të shmangin bllokadat e së ardhmes dhe do të garantojnë funksionalitetin institucional.
Fjalimi i parë i Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës:
I bindur se ashtu siç ishim bashkë sa herë ka qenë në pyetje kombi ashtu do të qendrojmë edhe përballë Serbisë, që ka pretendime territoriale ndaj shtetit tonë! Bëj thirrje për një Serbi të demokratizuar që na njeh si shtet të pavarur dhe në ndërtimin e gjeneratave mbi tolerancë.
Jemi për ndërtimin e urave, qofshin ato fizike ashtu edhe në komunikim.
Si kryetar i Kuvendit pres të kemi dallime sepse e tillë është demokracia, por pres të bëhemi bashkë kur e kërkon interesi kombëtar. Pre të shoh debat po gjithmonë të udhëhequr drejt një Kosovë të fortë.