Lajme
Vranësira mesatare deri të dendura, ja si parashikohet moti ditën e sotme

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat gradualisht pas mesditës do të vijnë në shpërbërje.
Sipas Shërbimit Metereologjik Uhstarak, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.
Deti pritet të ketë valëzim të forcës 2-3 ballë.