Life Style

Helikopter, mijëra trendafila dhe unaza 20 mijë € në det: Propozimi spektakolar i Krenar Çoçajt për Luana Vjollcën dhe fundi i lidhjes së tyre

Vera e kaluar i ndau, por duket se nuk zgjati shumë. Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj u rikthyen sërish bashkë, dhe para pak kohësh biznesmeni i njohur provoi të vuloste historinë me një propozim martese që i ngjante skenave të filmave romantikë.

Burime nga bota e showbiz treguan për Pamfletin se Krenar Çoçaj kishte organizuar një surprizë gjigante në një nga resortet më të famshme të jugut, në një plazh privat në Jalë. Ai mbërriti me helikopter, nga i cili hodhi me mijëra trendafila mbi resort, duke ofruar një show spektakolar që do ta kishte zili edhe Kazanova i klubeve, Mir Pepa. Në kulmin e skenës, Krenari zbriti nga helikopteri, u ul në gjunjë përballë moderatores dhe nxori nga xhepi një unazë që, sipas burimeve, kushtonte rreth 20 mijë euro.

Por aty ku pritej një “po” e madhe, ndodhi e kundërta. Sytë e Luanës nuk shkëlqyen, buzëqeshja i ngriu, ajo kapi unazën dhe e hodhi në det, duke bërtitur: “Largohu ore gomar”. Ajo skenë shënoi edhe ndarjen e tyre.

Pas asaj dite në Jalë, historia u mbyll si me thikë. Nuk pati më “propozime të dyta”, as shanse për rikthime romantike. Krenari mori me vete helikopterin, trendafilat dhe krenarinë e lënduar, dhe vendosi të ndërtojë kapitullin e ri. Dhe aty, në vend të një moderatoreje të lodhur nga drama, u shfaq një Miss i ri: Endi Demneri.

Prej asaj kohe, Çoçaj shihet kudo me të, ndërsa Luana mbeti me historinë e unazës së flakur në det, një skenë që ndoshta do t’i ndjekë gjatë. Në botën rozë thonë se moderatorja nuk e ka përtypur dot faktin që Krenari e zëvendësoi menjëherë, ndaj është parë së fundmi të endet nëpër të njëjtat plazhe të Europës.

Helikopter, mijëra trendafila dhe unaza 20 mijë € në det:

Në fund, ajo çfarë nisi si një romancë me helikopter e trendafila, përfundoi në një telenovelë që as skenarët turq nuk do ta kishin shkruar më mirë. Cili do të jetë hapi i radhës i bukuroshes Luana Vjollca, mbetet për t’u parë…

Helikopter, mijëra trendafila dhe unaza 20 mijë € në det:
Helikopter, mijëra trendafila dhe unaza 20 mijë € në det:

/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button