Lajme

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

Ministrja Belinda Balluku denoncon një tjetër rast zjarrvënie në Fier, duke theksuar se aktet e tilla rrezikojnë shtëpitë, jetën e qytetarëve dhe shkaktojnë pasoja të rënda për mjedisin.

Postimi

Sot në #Fier një tjetër zjarrvënie e qëllimshme vuri në rrezik shtëpitë pranë vendgjarjes dhe shqetësoi të gjithë qytetin me renë e tymit që mbuloi atë.

Individi i dyshuar u ndalua menjëherë, falë reagimit të shpejtë të uniformave blu, por ky është nje rast i përsëritur që na kujton se aktet e zjarrvënies duhet të marrin dënime shembullore.

Zjarrvënia nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, pasi përveç dëmeve materiale dhe rrezikut për jetën e njerëzve, po shkakton pasoja mjaft të rënda për mjedisin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button