Lajme
Po shkonte të merrte nusen, qëllohet për vde*je dhëndri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tunizi gjatë një ceremonie martese.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se mbrëmjen e 21 gushtit në Ben Guerdane, një qytet kufitar me Libinë disa persona të armatosur me pushkë qëlluan me gaz lotsjellës.
Nga të shtënat u godit dhëndri 33-vjeçar, në disa pjesë të trupit, si dhe u plagosën fotografi dhe një fëmijë 9-vjeçar.
Dhëndri mbërriti në spitalin Ben Guerdane në gjendje kritike dhe vdiq pak më pas.
Tragjedia ndodhi ndërsa procesioni i dasmës po shkonte drejt shtëpisë së nuses.
Forcat e sigurisë kanë nisur një hetim për të identifikuar personat përgjegjës për vdekjen e të riut, të cilët u larguan pas incidentit.