Lajme

Aksident i rëndë në aksin Lin-Pogradec, makina përplas të moshuarën dhe një fëmijë

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin–Pogradec, ku një automjet ka përplasur dy këmbësore, një të moshuar dhe një vajzë të vogël, të cilat po kalonin rrugën në momentin e ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, e moshuara ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa nuk dihet ende për gjendjen e vajzës së vogël.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button