PLAS GALLATA NË RRJET/ Lolita “SQARON” pozicionin e saj: Danieli (i AKSHI-t) nuk ishte me mua në jug!

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima është kthyer pranë familjes një ditë pasi u denoncua në polici si person i zhdukur.
Familjarët e tij humbën kontaktet me të mesditën e së mërkurës. Shima kontaktet e fundit me familjen i kishte mesditën e së mërkure ku shprehej se po e ndalonte policia.
Ai pas kthimit në familje është shprehur se ka qenë në jug të vendit pas një konflikti që kishte pasur me të dashurën e tij.
Megjithatë Shima nuk dha shpjegime për mesazhin që nisi në drejtim të familjarëve, ku thoshte se po e arrestojnë.
Ky mesazh solli që familjarët më pas të interesohen pranë uniformave blu dhe aty mësuan se Danieli nuk është ndaluar nga policia.
Policia përmes një njoftimi ka konfirmuar se ai është larguar me dëshirën e tij.
Sipas policisë Shima është paraqitur rreth orës 02:00 në komisaritat. Ai ka deklaruar në polici se pas një konflikti me të dashurën kishte vendosur të largohej drejt jugut për disa ditë që të qetësohej. Shima shtoi se pasi ka parë që familjarët janë shqetësuar dhe rasti është bërë mediatik ka vendosur të kthehet.
Po kjo sjellje e çuditshme e Shimës nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen e “Lolitës”, faqes satirike në rrjetet sociale.
Lolita në fakt mundohet të heqë nga përgjejgjësia e saj arsyen e zhdukjes disa-orëshe të ish-numrit 2 të AKSHI-t
“SQARIM: Danjeli nuk ishte me mua në jug!”, thotë “Lolita” në reagimin e saj.
