Lajme

Jasir Asani largohet nga Korea dhe bashkohet zyrtarisht me klubin e ri

Jasir Asani është zyrtarisht lojtar i Esteghlal.

Siç pritej, klubi nga Irani ka blerë kartonin e sulmuesit shqiptar nga Guangju për rreth 1 milion euro.

Esteghlal nuk ka pritur fundin e kontratës, për ta pasur Asanin në dispozicion.

Dhe pse u tha fillimisht se do të bashkohet me ekipin e ri në janar, marrëveshja ndryshoi duke i lënë të gjithë palët e kënaqura.

Klubi ku do të luajë Asani është legjendar në Iran, ndryshe edhe më i njohuri atje.

Esteghlal ka mbështetje të madhe të tifozëve, që e kanë treguar edhe në postimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

Asani po provon një tjetër eksperiencë të re. Pas Koresë së Jugut ishte radha e Iranit për t’u shtuar në listën e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button