Mohamed Salah shpallet ‘Lojtari i Vitit’ nga PFA për herë të tretë, rekord historik

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, është shpallur “Lojtari i Vitit” nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) për herë të tretë në karrierë, duke vendosur një rekord historik.
Sulmuesi egjiptian pati një sezon të jashtëzakonshëm 2024-2025, ku ishte figura kryesore në rrugëtimin e Liverpoolit drejt titullit të Premier League.
Ai e përfundoi kampionatin si golashënuesi më i mirë i ligës me 29 gola dhe njëkohësisht si asistuesi më i mirë me 18 finalizime.
Salah u përzgjodh fitues mes gjashtë kandidatëve të nominuar për çmimin prestigjioz: Bruno Fernandes (Manchester United), Alexander Isak (Newcastle United), Alexis Mac Allister (Liverpool), Cole Palmer (Chelsea) dhe Declan Rice (Arsenal).
Një vit më parë, çmimin e fitoi Phil Foden i Manchester Cityt, por këtë herë Salah rikthehet në majë, duke nënvizuar statusin e tij si një nga lojtarët më të mëdhenj të epokës moderne.