Gjurmë të përjetshme/ Sharon Stone: Unë, motra dhe nëna ime dhu*oheshim çdo ditë

Aktorja amerikane Sharon Stone ka folur hapur për të kaluarën e saj të vështirë dhe për traumat që i lanë gjurmë të thella nga fëmijëria. Në një intervistë për ‘The Guardian’, Stone rrëfeu se ajo, motra dhe nëna e saj përjetuan dhunë në familje, ku gjyshi i saj ishte abuzues dhe i dhunshëm.
Aktorja tregoi se pati fatin të arratisej në moshë të vogël për të shmangur keqtrajtime më të rënda, por pasojat e dhunës vazhduan të ndikojnë te gratë e familjes së saj. Megjithatë, Stone kujton me mirënjohje lidhjen e ngushtë me babanë, i cili i ofroi mbështetje në një botë të dominuar nga meshkujt.
Përveç traumave familjare, aktorja ka kaluar edhe sfida shëndetësore dhe financiare – duke përfshirë një goditje në tru në vitin 2001 dhe humbje miliona dollarësh. Megjithatë, ajo ka vendosur të përqendrohet tek jeta familjare dhe ka adoptuar tre djem.
“Jam mirënjohëse që zgjodha të jem nënë, sepse Hollywood-i sigurisht nuk më zgjodhi mua”, tha Stone, duke treguar forcën dhe vendosmërinë për të gjetur lumturinë në jetën personale.