E rëndë në Bilisht! 55-vjeçari humb jetën sapo del nga klinika dentare

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Bilisht sapo ka dalë nga një klinikë dentare.
Nga të dhënat e para mësohet se 59-vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë.
Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin e Bilishtit ndërsa pritet ekspertiza mjeko ligjore që do të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen.
Informacione të reja kanë dalë lidhur me këtë vdekjen e tij.
Burime nga hetimet bëjnë me dije se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë, një kushëri dhe një grua të afërt. Pas mjekimit dentar, ku iu bë një mbushje, ai është ankuar disa herë, për gjendjen shëndetësore duke thënë “S’jam mirë”.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt. Ndërkaq grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku janë pasqyruar të gjitha procedurat e trajtimit që i janë kryer në klinikë.
Deri më tani, nuk është konstatuar ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet përfundimisht shkaku i saktë i vdekjes.
Për rastin është marrë në pyetje dentisti 36-vjeçar, i cili ka shpjeguar përpara bluve të Devollit, procedurën e ndjekur në trajtimin dentar të 59-vjeçarit që ka ndërruar jetë.