Përplasja me Getoarin, Capital T e krahason me një gomar

Pas një kohe të gjatë në hije, Babastars u rikthyen në skenë të mërkurën mbrëma, me një performancë në një nga klubet më në zë të Prishtinës.
Getoar Selimi, bashkë me disa prej anëtarëve të grupit, i ngjitën sërish në skenë emocionet e dikurshme, ndonëse mungesa e Agon Amigës u vu re.
Getoari ndau në Instagram një foto nga nata e rikthimit, duke e shoqëruar me mbishkrimin domethënës: “Luanët janë zgjuar”.

Ky postim është interpretuar nga shumëkush si një paralajmërim i një epoke të re për Babastars, ndoshta edhe për projekte të reja muzikore.
Por vetëm pak kohë pas këtij postimi, Capital T publikoi në InstaStory një ilustrim me tekstin: “Shumë vëmendje bën që një gomar të mendojë se është luan.”

Ngjashmëria mes dy publikimeve ka ndezur dyshimet për një replikë të tërthortë dhe një kapitull në “përplasjen e ftohtë” mes Getit dhe Capital T.
Ky hap është i befasishëm nëse nuk përbën rastësi, marrë shkas edhe shoqërinë e mirë Kapo-Majk. Kur dhe si ndodhi kjo kthesë e raporteve, mbetet të shihet…