Vendi

News24 rikthehet në ekran pas 10 ditësh ndërprerje sinjali. Vijon beteja për informim të lirë!

Pas një ndërprerjeje të paprecedentë prej 10 ditësh, ekrani i News24 është sërish në transmetim.

Ndërprerja e imponuar e sinjalit të televizionit më të madh informativ në vend mori fund sot me rikthimin e tij pranë shikuesve tanë besnikë.

Pas ndërhyrjeve arbitrare që e bënë të pamundur vazhdimin e transmetimeve nga ambientet e mëparshme, News24 ka gjetur forcën dhe rrugën për të vijuar punën nga një hapësirë e re, duke mos hequr dorë nga misioni i tij.

Ky rikthim është më shumë se një moment teknik; është një dëshmi e gjallë se liria e medias nuk mund të ndalet me urdhra, barriera apo tentativa të çdo forme për të heshtur zërin e së vërtetës dhe për të penguar të drejtën e informimit publik.

Ai është fryt i besimit dhe mbështetjes së shikuesve që na kanë qëndruar pranë në ditët më të vështira.

News24 rikthehet më i fortë, më i vendosur dhe me bindjen se kjo nuk është një nisje nga e para, por vazhdimi i betejës sonë të përditshme për të sjellë informacion të lirë, të pavarur dhe të pandikuar për publikun shqiptar./syri.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button