Vendi

Alfred Cako nxjerr të dhënat tronditëse, ja si shërbimet sekrete po projektojnë kaos dhe shpërbërje politike në…

Alfred Cako nxjerr të dhënat tronditëse, ja si shërbimet sekrete po projektojnë kaos dhe shpërbërje politike në Shqipëri, nga pushtimi nga serbët, grekët e italianët, te hyrja pa zhurmë e 50 mijë palestinezëve në Tiranë e Prishtinë, si Edi Rama do të shpëtojë nga dosja “McGonigal” dhe do të bëhet pjesë e marrëveshjes që vulos fatin e vendit deri në vitin 2030

A po përgatitet Shqipëria për një skenar të errët që mund ta çojë drejt kaosit dhe ndarjes territoriale? Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako, në një analizë të mbushur me detaje tronditëse, parashikon për një projekt të madh të shërbimeve sekrete ndërkombëtare që, sipas tij, synon të shkatërrojë unitetin kombëtar dhe të vulosë fatin e vendit deri në vitin 2030. Në këtë mozaik të rrezikshëm gjeopolitik, Cako shpalos një skenar ku përzihen interesa ushtarake, plane ekonomike dhe lëvizje të heshtura demografike.

Ai flet për një “pushtim pa zhurmë” të Shqipërisë dhe Kosovës nga 50 mijë palestinezë, për përfitime të mëdha të Italisë nga inceneratorët shqiptarë, për shpërngulje të detyruara të komuniteteve dhe për një bum ndërtimesh që, sipas tij, lidhet me vendosjen e popullsive të reja. Madje, ai sugjeron se ky projekt mund të jetë çelësi që i lejon Edi Ramës të shpëtojë nga dosja “McGonigal” dhe të bëhet pjesë e një marrëveshjeje të madhe ndërkombëtare. Paralajmërimi i tij është i qartë: Shqipëria po hyn në një periudhë pesëvjeçare vendimtare, ku vigjilenca, uniteti dhe rezistenca kombëtare do të jenë mburoja e vetme për të shmangur fatin ogurzi që, sipas këtij skenari, e pret kombin shqiptar.

Analiza e plotë e Cakos

“Dihet që bota është drejt ndërtimit të një Rendi të Ri Botëror (RRB) deri në fillimet e viteve 2030. Mund të ketë në këtë proces një përpjekje të qarqeve e shërbimeve sekrete të koordinuara të disa vendeve për organizimin e një kaosi dhe lufte civile në Shqipëri dhe pushtimin e 3 territoreve të saj posaçërisht në veri nga serbët, në jug nga grekët dhe nga lumi Vjosa në Mat prej italianëve. Ky është pak a shumë plani Titoni-Venizellos për Shqipërinë. Por elementi kyç që ka shumë interes për këtë plan është Izraeli i cili do të duhet të bindë dhe USA-n për ta pranuar këtë. Kur dhe pse mund të ndodhë ky plan ogurzi? Kur? Ky plan, së pari, ka nevojë të eliminojë shtetin që kërkon ta mbrojë Shqipërinë në Ballkan, garantorin tonë të ekzistencës, Turqinë. Po projektohet një lëvizje për çintegrimin e Turqisë me revolta nga brenda me anë të lëvizjes separatiste të kurdëve që janë rreth 15 – 17 milion në Anadollin juglindor.

Gjithashtu kjo mund të shoqërohet me një luftë të gjerë Izrael + Greqi + Francë kundër Turqisë për ta mposhtur shtetin aktual turk dhe për ta ndarë Turqinë pastaj në dy shtete, Turqi e zezë me kryeqytet Ankaranë dhe Turqi e bardhë me kryeqytet Stambollin . Turqia e bardhe hyn në BE dhe merr Thrakinë greke dhe disa ishuj të Dhodhekanezit. Greqia kompesohet me Vorio Epirin. E kuptoni tani pse Pirro Vengo, një qytetar grek është Ministër i Mbrojtjes dhe jo një ushtarak profesionist e patriot si p.sh. Dritan Goxhaj?!!! Këta Rama i futi në burg për tu thënë, kush lufton për Shqipërinë ja si e pëson! Izraeli merr disa ishuj grekë në Egje që janë kolateral për borxhin e jashtëm të lartë grek. Kështu Deti Mesdhe bëhet det i Izraelit. Serbia merr Rrugën e Kombit deri në Shëngjin dhe del në det. Italia merr nga Vlora në Shëngjin dhe këtu përdor 3 inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës për të djegur plehrat e Italisë. Po kush do punojë në këto inceneratorë?!

Për tu bërë ky skenar, në gosti ftohet Trampi të cilit i premtohet Gaza si sipërfaqe për resorte turistike buzë Mesdheut. Dhe 150 mijë palestinezëve të Gazës që janë fuqi puntore ju premtohet një parajsë, Shqipëria ku ata do punojnë nëpër inceneratorët e Italisë. Problem janë grekët e ishujve, ku do shkojnë ata?! Do zënë vendin e myslimanëve të Vorio Epirit të cilët do dëbohen në Evropë, në emigracion. Këtë plan ndoshta e di edhe Edi Rama që shkon e vjen në Izrael por që edhe ky del i fituar dhe ha paret e tija dhe nuk i hapet çështja McGonigal e ngacmuar fillimisht nga E.Velia kundër Ramës me njerëzit e K Harris që lobonin pro Veliajt në Tiranë… Sot në Alaskë mund të diskutohet ky skenar, me këmbënguljen e sionistëve, mes Trump & Putin. Nuk e dimë ç’mund të vendosë diplomacia ruse për shqiptarët. Evropa është OK dhe pro sionistave. Gazianët do të shkojnë edhe në Prishtinë. Në shtator do të hyjnë pa zhurmë 50 mijë gazianë, ose 25 mijë në Tiranë dhe 25 mijë në Prishtinë dhe askush nuk do të flasë për ta.  E kuptuat tani pse ka pasur bum ndërtimesh në Shqipëri me arkitektë e studio të huaja?

E kuptoni se përse USA nuk cakton këtu ambasador? Sepse nuk na konsiderojnë më shtet pas 2030! E kuptoni se përse e kishte fjalën ky zullapi jonë kur thjesht, “Skini parë gjë akoma”?! Për këtë është bërë edhe skenari: do të sulmohen disa banka në Tiranë ku do plaçkiten disa qindra mijëra euro dhe këto banka pastaj do rrëmbejnë qindra miliona për ti çuar jashtë Shqipërisë. Pastaj mund të vritet një Geg publikisht në Toskëri nga Asfalia dhe kjo do jepet në TV për të nxitur konfliktin e shumë dëshiruar nga armiqtë tanë të huaj, gegë-toskë. Për të ndalur këtë skenar ogurzi që shkatërron kombin shqiptar mjafton të jetë një qeveri tradhtare ose e pa zonja për ta shtypur çdo tendencë të brendshme me polici për të mbajtur rendin kushtetues. Ky projekt i hoqi Shqipërisë gjithë armatimin e ushtrinë.  Le të shërbejë ky status për vigjilencë dhe organizim të opozitës e gjithë kombit tonë në Ballkan. Gjithsesi, jo çdo skenar mund të realizohet, ashtu si edhe më parë në historinë e kombit tonë modern e në lashtësi.

Ne duhet të jemi të mençur, të bashkuar dhe të luftojmë edhe kundër Zotit nëse ky që na ka krijuar është sot kundër nesh! Siç thotë Asdreni në Himni Kombëtar, Se kombet shuhen përmbi dhe/, por Shqipëria do të rrojë/ për të për të luftojmë ne!  Ne duhet të jemi vigjilentë dhe gegët e toskët mos bien preh e provokimeve të shërbimeve sekrete por të qëndrojnë të bashkuar si vëllezër. Ky status duhet shpërndarë për të rritur vigjilencën dhe me të mund të ketë rënë dakord qoftë në heshtje edhe Edi Rama, ose ndoshta ky s’kupton gjë! Shqiptarë, jini vigjilentë e të bashkuar këto 5 vjet shumë të rrezikshëm që të dalim të fortë drejt RRB.”, shkroi dje Cako në rrjetet sociale./sot.com.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button