Vendi

Gramsh/ Situatë kritike nga zjarret, bllokohen nga flakët ekipet që kanë shkuar të evakuojnë banorët e 3 fshatrave 

Situata e zjarreve në tre fshatrat e Gramshit është bërë dhe më kritike. Ekipet që kanë shkuar për të evakuar banorët e kanë të pamundur të ndërhyjnë pasi janë bllokuar nga zjarret.

Në orën 12:30 ministria e Mbrojtjes urdhëroi evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.

Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.

Vatra e regjistruar në zonën e Kullollasit është një territor i mbuluar me sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe bimësi të dendur, që e bën ndërhyrjen më të vështirë. Krahas zjarrit në Kullollas i shfaqur mesditën e sotme, dy vatra të tjera janë mjaft aktive  në masive të ndryshme pyjore, ku përpjekjet për shuarjen e tyre janë duke vijuar me intensitet nga forcat zjarrfikëse, strukturat e emergjencës civile.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button