Lajme

Pl*mb në kokë… për një vend parkimi! Zbardhet vr*sja që tronditi Prishtinën

Pas krimit, i dyshuari u largua me makinën “Mercedes” në drejtim të paditur

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Prishtinë, ku Muhamet Matoshi u vra me plumb në kokë.

Mësohet se një konflikt i çastit për një vend parkimi, është bërë shkak për ngjarjen e rëndë. Gjatë debatit, Xhemajl Nuhiu mori një armë zjarri dhe e qëlloi në kokë Muhamet Matoshin. Viktima u dërgua me urgjencë në QKUK, por mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë.

Pas krimit, i dyshuari u largua me makinën “Mercedes” në drejtim të paditur dhe ende vijon të jetë në arrati.  Për rastin janë marrë në pyetje disa dëshmitarë, ndërsa hetimet për kapjen e autorit vazhdojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button