Vendi
Aksident në Sarandë – Gjirokastër, shoferi përfundon me makinë në kolektor

Një aksident është shënuar në aksin Sarandë – Gjirokastër pasditen e sotme. Automjeti i markës “Opel” me targë AA459GJ, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kolektorin e ujit, në afërsi të fshatit Bistricë
Kalimtarë të rastit, i kanë ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit duke e shpëtuar. Shoferi Vasillaq Gjini është dërguar në Spitalin e Sarandës, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Nga analizat e kryera, rezultoi se 80 vjeçari Vasillaq Gjini drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit.