Bota

Shpërthen për herë të parë pas 500 vitesh vullkani në Rusi, ja çfarë thonë ekspertët

Një vullkan në lindje të largët të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë pas më shumë se 500 vitesh.

Ekspertët thonë se vullkani mund të lidhet me tërmetin masiv të javës së kaluar. Vullkani Krasheninnikov në Kamchatka hodhi një re hiri deri në gjashtë kilometra të lartë gjatë natës.

Nuk ka kërcënime për zonat e populluara, tha ministria e emergjencave e Rusisë.

Ndërkaq disa orë më vonë, një tjetër tërmet i madh në Rusi çoi në paralajmërime për cunami në tre zona të gadishullit, raporton BBC.

Të dyja ngjarjet mund të lidhen tërmetin masiv me magnitudë 8.8 Rihter që goditi një zonë të ngjashme javën e kaluar , i cili shkaktoi paralajmërime për cunami deri në Polinezinë Franceze dhe Kili.

Ekspertët rusë paralajmëruan se lëkundje të forta pasuese ishin të mundshme për disa javë pas tërmetit të së mërkurës – i cili ishte një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë dhe bëri që miliona njerëz të evakuoheshin.

Tërmeti me magnitudë 7.0 të së dielës goditi Ishujt Kuril dhe mund të çojë në dallgë deri në 18 cm, njoftoi ministria e emergjencave e Rusisë.

Thuhet se njerëzit në tre zona të Kamçatkës “duhet të largohen ende nga bregu”, pavarësisht lartësive të ulëta të dallgëve.

Shpërthimi i fundit i regjistruar i Krasheninnikov ishte në shekullin e 15-të, sipas kreut të Ekipit të Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatka-s.

Olga Girina tha gjithashtu se kjo mund të lidhet me tërmetin e mëparshëm me magnitudë 8.8, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA.

Gadishulli Kamchatka është i largët, por shtrihet në “Unazën e Zjarrit të Paqësorit” – të quajtur kështu për shkak të numrit të lartë të tërmeteve dhe vullkaneve që ndodhin në atë zonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button