Zgjedhje surprizë nga Armando Broja, sulmuesi shqiptar nuk largohet nga Anglia dhe firmos me…

Armando Broja ka marrë një vendim befasues për të ardhmen e tij.
Sulmuesi shqiptar largohet nga Chelsea dhe i bashkohet Burnleyt në një transferim definitiv, duke qëndruar kështu në Premier League, pavarësisht interesimit të madh nga klube të rëndësishme të Europës.
Sipas Fabrizio Romanos, Broja do të kryejë vizitat mjekësore brenda 24 orëve të ardhshme dhe më pas do të prezantohet si përforcimi më i ri i Burnleyt. Ky transferim vjen pasi Burnley pranoi kërkesat financiare të Chelseat dhe arriti marrëveshje me vetë lojtarin.
Ky është një vendim që ka habitur jo pak, pasi Broja ishte kërkuar me ngulm nga skuadra si RB Leipzig, Stuttgart, Parma dhe PSV Eindhoven, por sulmuesi vendosi të qëndrojë në elitën e futbollit anglez dhe të provojë veten te një ekip ku ka më shumë hapësira për të qenë titullar.
Broja, 23 vjeç, ka qenë një nga talentet më premtues të Shqipërisë dhe Premier League. Pas huazimeve te Vitesse dhe Southampton, ai nuk arriti të sigurojë një vend të përhershëm te Chelsea, duke u huazuar te Fulham dhe Everton, por pa shkëlqim.
Te Burnley, ai do të synojë të rifillojë karrierën me ritëm dhe besim të ri.