Life Style

“Po, fitove”, G Bani: Ma shpife dashurinë!

Reperi i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, G-Bani, ka tronditur rrjetet sociale me një postim të thellë emocional dhe të drejtpërdrejtë, ku duket se i drejtohet një personi që ka lënë një plagë të hapur në jetën e tij.
Nëpërmjet një mesazhi të mbushur me sarkazëm, dhimbje dhe reflektim, artisti rreshton realitete personale që për shumë njerëz mund të duken si dështime, por që ai i përqafon me një lloj pranimi të hidhur:
“Po, vetëm. Po, selfie. Po, makinën në servis. Po, me 100 halle. Po, beqar. Po, pa sukses në karrierë… Po, ish përdorues hashashi… Po, më mungon… Po, humba. Po, fitove.”
Fjalët e tij zbulojnë një shpirt të lënduar, të ngarkuar me ndjenja zhgënjimi dhe ndoshta edhe keqardhje. Reperi e përfundon postimin me një deklaratë të fortë që duket si mbyllje e një kapitulli emocional:
“Po, nuk do kthehesh kurrë. Po, edhe po të kthehesh do jesh thjesht një më shumë. Po, ma shpife dashurinë… Po, humba. Po, fitove.”
Ky rrëfim ka ngjallur menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët pyesin nëse mesazhi i është drejtuar një ish-partnereje dhe çfarë historie personale qëndron pas këtyre fjalëve.
Sigurisht, nuk përjashtohet mundësia që të jetë teksti i hitit të radhës.

“Po, fitove”, G Bani: Ma shpife dashurinë!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button