Peshku luan shfaqet në ujërat e Mesdheut, ekspertët paralajmërojnë për…

Një peshk luan, i njohur për pamjen e tij të veçantë dhe ngjyrat e ndritshme, është vërejtur së fundmi në ujërat e Mesdheut, duke treguar përhapjen e kësaj specieje helmues në rajonin tonë.
Edhe pse duket mbresëlënës, peshku luan është një kërcënim serioz për ekosistemin detar. Ai mbart gjemba helmues që mund të shkaktojnë dhimbje të forta, ënjtje dhe deri në reagime alergjike nëse dikush prek peshkun aksidentalisht.
Për më tepër, kjo specie grabitqare ushqehet me peshq të vegjël dhe, në Mesdhe, nuk ka grabitqarë natyrorë që e kontrollojnë, duke rrezikuar kështu biodiversitetin dhe ekuilibrin e ekosistemit detar.
Peshku luan i përket gjinisë Pterois, që karakterizohet nga ngjyra të ndezura dhe gjemba helmues. Origjina e tij është nga oqeanet Indian dhe Paqësor, por ai ka pushtuar tashmë edhe Atlantikun Perëndimor, Karaibet dhe Mesdheun.
Ky peshk mund të jetojë deri në 15 vjet dhe, megjithëse mish i tij konsiderohet i shijshëm nga peshkatarët, konsumi duhet të bëhet me shumë kujdes për shkak të helmave të rrezikshëm që mbart.